SPORT

Presidenti i Realit të Madridit rrëfen arsyen përse Ronaldo shkoi te Juventus-i

20:30 - 21.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Florentino Perez ka folur për herë të parë që prej transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusit. Presidenti i Realit të Madridit ka thyer heshtjen teksa ka zbuluar dhe arsyen që portugezi u largua nga “Santiago Bernabeu”.




“Klauzolat e lirimit që Real Madridi ka caktuar për lojtarët duhet të jenë e dyshimtë”,-tha Perez për delegatët e klubit, siç raportohet nga OK Diario.

“Shitja më fitimprurëse këtë vit ishte ajo e Cristiano. Ai donte të largohej për arsye personale. Askush nuk i ofroi Realit të Madridit më shumë se 100 milionë euro përveçse Juventusit. Ne nuk mund të bëjmë asgjë, por falënderojmë Ronaldon për të gjitha ato që bëri me këtë fanellë. Ai është më i miri në botë, pas Alfredo Di Stefano dhe kjo gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”.-përfundoi numri 1 i “Los Blancos”

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u transferua te Juventusi në një marrëveshje që kapte shifrën e 100 milion euro. Ronaldo qëndroi për 9 vite Spanjë, duke u shpallur si golashënuesi më i mirë i klubit me 450 gola në vetëm 438 ndeshje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.