Kryesore

Arrestimi i anëtareve të grupit “Bajri”, reagon ambasadori i BE

15:08 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, përmes një postimi në Tëitter, ka reaguar pas operacionit të policisë shqiptare që çoi në arrestimin e 11 personave si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.




Ambasadori Soreca shprehet se lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

Soreca shkruan gjithashtu, se bashkëpunimi policisë shqiptare me atë të BE është mjaftë i rëndësishëm për të ndaluar veprimtarinë kriminale në Shqipëri dhe Europë.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, shkruan ambasadori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.