AKTUALITET

U arrestuan 3 ditë më parë, mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës lihen të lirë

12:32 - 22.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan tre ditë më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” janë lënë të lirë nga Gjykata e këtij rrethi.




Ndaj tyre, u dhanë masa të lehta sigurie.

Ish-drejtori i spitalit, Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi, farmacistja Karmen Kaçulini, ishin të parët që janë sjellë në gjykatë.

Ata u arrestuan pas akuzave për shpërdorim detyre, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit. Nga sa mësohet, mjeku Luan Dragusha ka revokim mase, kurse të tjerët u lanë me garanci pasurore, duke iu caktuar detyrim paraqitje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.