SHËNDET

Kjo është mosha ideale për shtatzëninë e parë!

17:02 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pyetja më e shpeshtë që u bëhet çifteve të reja është “kur do të bëheni prindër?”. Në shoqërinë ku jetojmë, supozohet se pas zyrtarizimit të një lidhjeje, martesa e fëmija janë dy hapat që normalizojnë jetën në çift.




Pa këto, diçka nuk shkon. Nëse pikërisht kjo gjë ju shqetëson, qetësohuni, shkenca ju del në krah.

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe të qënurit nënë ka moshën e saj ideale.

Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeç është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmijë.

Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë.

Kjo gjë ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës, gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet.

Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Kjo është përgjigjia e duhur që mund t’ju jepni atyre njerëzve që ju vendosin nën presion për diçka që ju përket vetëm juve dhe partnerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.