LIFE STYLE

Në mëngjes apo në darkë? Ja kur lindin më shumë fëmijë

20:06 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lindja e një fëmije është gjithnjë një bekim dhe në ato momente emocionuese nuk e ka mendjen njeri që të shikojë se në çfarë ore lind bebi.




Mirëpi sipas një studimi të ri në Mbretërinë e Bashkuar, gati tre të katërtat e lindjeve nuk ndodhin gjatë orëve standarde të punës 9-5. Sipas studiuesve vetëm 28.5% e foshnjave lindin në këtë orar, ndërsa 71.5% e lindjeve ndodhin gjatë fundjavave, pushimeve ose mes orës 17 dhe 8:59 gjatë javës.

Në studim janë analizuar 5,093,615 lindje në Angli ndërmjet viteve 2005 dhe 2014. Studiuesit zbuluan se lindjet natyrale ndodhin në orët e hershme të mëngjesit midis orës 1 dhe 6:59 dhe numri më i lartë i lindjeve arrinte rreth orës 4:00.

Rreth 20% e foshnjave lindën me anë të stimuluesve të dhimbjeve dhe në këtë mënyrë dhe ato kishin më shumë gjasa të vinin në jetë rreth mesnatës, të martën deri të shtunën dhe ditët para një periudhe pushimi. Lindjet e planifikuara me operacion përbëjnë 9.2% të lindjeve dhe ndodhin kryesisht gjatë ditëve të javës ndërmjet orës 9 dhe 11:59, gjë që ka kuptim të plotë. Nëse planifikoni një operacion, ndoshta nuk do ta bëni atë në mes të natës.

Prevalenca e lindjeve të natës mund të jetë pjesë e trashëgimisë sonë evolucionare. Kjo pasi sipas studimit paraardhësit tanë jetonin në grupe që ishin aktive dhe të shpërndara gjatë ditës dhe bashkoheshin për të pushuar gjatë natës. Kështu, lindjet gjatë natës i ofronin nënës më shumë përkujdesje.

Në ditët e sotme një lindje gjatë natës nuk do t’ju ofrojë më shumë përkujdesje, por mund t’ju ofrojë më pak trafik në rrugën drejt spitalit dhe ky është gjithmonë një avantazh në epokën moderne.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.