Nostalgji

Nostalgji/ Bogdani në Shqipëri, rikthehet si beqar

16:00 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bogdani në Shqipëri, rikthehet si beqar




Ka mbaruar muaji i mjaltit për sulmuesin shqiptar, Erjon Bogdani. Madje, fiks pas një muaji nga celebrimi i tij me bukuroshen, modelen dhe juristen, Rosela Ariodante Erjoni është ndarë prej saj për të bërë pushimet e tij edhe njëherë vetëm. Çudi në fakt, por më se e vërtetë. Javën e parë të qershorit, Bogdani në një dasmë madhështore i ka dhënë fund beqarisë së tij, dhe thuhet se menjëherë pas saj u nis për të shijuar muajin e mjaltit në Nju Jorku, më pas Majemi dhe në fund Meksikë. Ky udhëtim ka zgjatur pak javë dhe ja tek e shohim Erjonin në Golem të Durrësit, ndërsa bën plazh pa bashkëshorten e tij, por edhe njëherë si më parë më vëllanë e tij. Në këtë vizitë të tij të parë në vendlindje si bashkëshort, gjithkush ka pritur në fakt të vinte dhe Rosela. Por ja që nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Nuk dimë se cili ka qenë motivi, urojmë jo ndonjë zënkë mes çiftit të ri. Megjithatë të bën përshtypje sesi fiks pas një muaji ata janë ndarë fizikisht; Rosela në Itali dhe Erjoni në Shqipëri.

Plazhi
Erjon Bogdani është parë të enjten paradite në Casablanca, në Golem, me vëllanë e tij. Sapo kanë mbërritur aty, kanë preferuar të pinë një kafe. E ndërsa pinë kafe, secili ka nisur mesazhet me celular, ndërsa bie në sy mbi tavolinë çanta Dolce Gabbana me aksesorët e plazhit, e Bogdanit. Pak çaste më vonë në tavolinë me vëllezërit Bogdani janë bashkuar edhe disa miq të tyre, dhe si dikur ata kanë shijuar plazhin e Durrësit. Nuk dihet sa kanë zgjatur këto pushime larg bashkëshortes, të Bogdanit, megjithatë urojmë që tani e tutje të mos i shohim më larg shoqi-shoqit.

Dasma
Erjon Bogdani, një muaj më parë i ka dha fund beqarisë, duke u martuar me modelen e diplomuar për jurisprudencë, Rosela Ariodante. Dasma mes Napolit dhe Salernos, ka qenë vërtetë përrallore, ku nuk munguan as shokët e skuadrës së Kievos, por edhe rreth 100 persona që kishin shkuar nga Shqipëria me një avion privat. Ceremonia u zhvillua në Kishën Sant’Anna të San Lorencos, në Salerno, ku dëshmitarë kanë qenë mbrojtësi i Napolit, Leandro Rinaudo dhe bashkëshortja e tij, Annamaria Calabrese. Erjon Bogdani dhe Rosela Ariodante janë njohur kur sulmuesi i kombëtares shqiptare luante për Salernitanën dhe që atëherë nuk janë ndarë më. Aktualisht, ata jetojnë në një shtëpi në qendër të Veronës.

Ky shkrim u botua më 10 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.