POLITIKË

Basha flet me emra: Këta janë oligarkët që përfitojnë nga tenderat e paligjshëm

21:49 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  i ftuar në emisionin “Open”, ka folur në lidhje me aktualitetin politik si dhe për nismat e reja që do të ndërmarrë opozita.




Basha ka folur me emra për persona që sipas tij janë oligarkë të cilët përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Në prezantimin e platformës për “Çlirimin e Ekonomisë” ishte edhe Bashkim Ulaj, kompanitë e të cilit kanë marrë më shumë para publike në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Kreu i PD-së shpjegoi arsyet pse ka përfshirë emrin e Ulajt në listën e oligarkëve që përfitojnë tendera dhe koncesione abuzive, ndërsa foli edhe për koncesionin e hidrocentraleve mbi Valbonë.

“Ne nuk po flasim për gara të ndershme dhe për para të marra në mënyrë të ndershme, për zbatim projektesh, por për para të vjedhura nga populli dhe të përfunduara në xhepat e oligarkëve. Rasti i Valbonës bën fjalë për ndërtimin e disa veprave energjitike, me paratë e privatëve dhe që pas përfundimit të periudhës koncesionare, mbeten në pronësi të shqiptarëve.

Në rastin aktual, qeveria po shet shërbime te privatët dhe bëhet fjalë për shërbime që populli nuk i merr kurrë, por që vetëm pasurojnë oligarkët dhe qeveritarët që fshihen pas tyre. Gjithsesi, koncesioni i Valbonës do të shihet nga ana mjedisore për lejen e dhënë”, tha Basha.

Gjithashtu, Lulzim Basha i etiketoi si oligarkë dhe pronarët e kompanisë “Fusha shpk”  , që po “zhvatin” paratë e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, kanë bashkëpunuar edhe me qeverinë Berisha, por edhe me Bashën, kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Lulzim Basha tha se bashkëpunimi me këto biznese ka qenë tërësish ligjore dhe se mban përgjegjësi të plotë për të gjithë tenderat që ata kanë fituar.

“Të gjitha këto kompani që ju përmendni, është e vërtetë që kanë marrë para edhe në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe kur unë drejtoja bashkinë e Tiranës. Gjithsesi e them me bindje të plotë, se ata kanë fituar sepse kanë pasur ofertën më të mirë, pasi kanë marrë pjesë ne tendera të hapur dhe në gara të ndershme. Megjithatë edhe këto tendera, unë jam i gatshëm që të përfshihen në hetim. Kompania “Fusha shpk” ka marrë tendera në bashkinë e Tiranës sepse ka konkurruar me disa kompani të tjera dhe ka pasur ofertën më të mirë, ndërsa në rastin e Teatrit Kombëtar, kjo kompani po merr pa garë lejen për të ndërtuar kulla me vlerë miliona euroshe, duke mundësuar pastrimin e parave të krimit në kundërshtim të plotë me interesin publik”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.