SPORT

Girona bën mrekullinë e radhës, ndal Barcelonën

10:00 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Surpriza Girona në La Liga, vazhdon të qëndrojë e tillë. Mbrëmjen e djeshme ishte Barcelona, që u ndal në këtë derbi me shifrat 2-2. Ndeshja filloi me një gol të Mesit në minutën e 19-të, por vetëm në të 35′-tën, qendërmbrojtësi i blaugranave, Lenglet, goditi me bërryl kundërshtarin dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Pikërisht, Girona përfitoi nga ky superioritet numerik dhe barazoi në fund të pjesës së parë me Stuanin.




I njëjti autor bëri të pamenduarën me fillimin e pjesës së dytë, duke përmbysur rezultatin. Gjithsesi, Barcelona arriti të barazonte në minutën e 63-të, me një gol me kokë të Pikes. Deri në fund, sulmet e ekipit të Valverdes nuk u konkretizuan dhe në fund ndeshja u mbyll 2-2. Me këtë barazim, Barcelona dhe Reali ndajnë vendin e parë me nga 13 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Girona vazhdon nisjen fantastike në këtë sezon, pasi në javën e pestë të kampionatit spanjoll mban vendin e gjashtë në renditje, me 8 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.