SHËNDET

Kombinimi i veçantë i frutave, avokados e spinaqit

17:30 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky kombinim lëngjesh natyrale të gjelbra është një ushqim i shëndetshëm dhe plot me vlera ushqyese për organizmin. Në fakt, është një bashkim lëngjesh mirëbërëse me të cilat nuk është e lehtë të ngopesh. Shumë konsumatorë të moshave të ndryshme i duan dhe i vlerësojnë kombinimet e bëra vetë të lëngjeve natyrale dhe vazhdimisht përdorin të paktën një për çdo vakt. Perime, fruta dhe barishte, të gjitha bashkohen në përzierje pa as më të voglin shqetësim. Duhet ta dini se ajo që do të përfitoni është vërtet tejet e shijshme. Me të vërtetë, është një pije e madhe për t’u përgatitur dhe për ta ndarë me miqtë tuaj. Shija e kombinimit është kaq e butë, e ëmbël dhe e freskët. Ju pini një bashkim vlerash si ky lëng dhe do të ndjeni vitaminat që rrezatojnë përmes trupit tuaj. Kjo është një zgjidhje e mrekullueshme sidomos gjatë ditëve të nxehta, pasi ofrohen edhe kripëra minerale aq të vlefshme për organizmin.




Përbërësit: një gotë 250 ml me ujë të ftohtë, 1 lugë çaji me vanilje pluhur (opsionale), 250 gramë spinaq të freskët, 1 kërcell selino, i copëtuar, 1 kivi, të prerë në feta, 1 mollë e gjelbër, e prerë në feta, 1 dardhë e gjelbër, e prerë, gjysmë kastraveci, gjysmë avokado, 8-10 kuba akulli. Në një mikser me shpejtësi të lartë vendosni të gjithë përbërësit në rendin e përshkruar më lart. Sigurohuni që spinaqi të vendoset i pari nga të gjithë përbërësit e tjerë për të siguruar që çdo gjë të përzihet pa copat e gjetheve të spinaqit. Përziejini me shpejtësi të lartë për rreth 45-60 sekonda dhe shijoni lëngun në një gotë të gjatë. Ju mund ta ndani në 2 gota ose të ruani gjysmën për më vonë. Kur të jeni gati për të pirë lëngun e mbetur (brenda 24 orëve), hidhni në mikser 5-6 kube akulli të tjerë dhe ripërziejeni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.