AKTUALITET

Shqipëria, e bindura e Trump në NATO. Xhaçka: Përmbushim detyrimet tona

13:07 - 24.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana zyrtare është gati të përmbushë detyrimet e saj sa i përket NATO-s. Vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një ceremonie për stërvitjen shumëpalëshe “Albanian Lion 2018”, theksoi se krijimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, dëshmon seriozitetin dhe rolin e shqiptarëve si faktor stabiliteti për paqen dhe sigurinë në rajon.




Ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona ndaj NATO-s, ku Shqipëria mbetet vend me kontribute të qenësishme. Ne mbështesim të gjitha iniciativat e Aleancës dhe tashmë pas 9 vitesh anëtarësim në NATO, vendi ynë është transformuar në një vend që po kontribuon në Aleancë.

parad0000 parad000 parda 1010 psrda000 parda e ushtrise99 parada ushtrise [ardaaa parada000 parado00 paradaaaa paradarrr paradddo paradaaa
<
>

Xhaçka përshëndeti 1200 ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje, të cilët janë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova, Shqipëria dhe Sllovenia.

Për herë të parë në këtë stërvitje ishte edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila po ngrihet dhe po tregon dita-ditës seriozitet. Zhvillimi i kësaj stërvitje tregon aftësitë ndërvepruese dhe kohezionin ndërmjet Forcave tona të Armatosura dhe aleatëve për rritjen e sigurisë së jetës”, deklaroi ministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.