AKTUALITET

Babë e bir denoncojnë gratë: Ikën nga shtëpia. Flet nëna: Burri im e përkëdhelte nusen sa…

14:50 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

At e bir kanë mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të hapur” në Neës 24, ku kanë denoncuar atë qe po ndodh ne familjen e tyre, duke drejtuar gishtin e akuzës tek gratë respektive.




Ferdinandi ka akuzuar nënën se jo vetëm që e ndau nga nusja, por tani po përpiqet që ai të humbasë fëmijët e tij. 40-vjeçari, baba i 2 vajzave rrëfen se pas martesës në vitin 2004 me Enkelejdën gjithçka shkonte mirë, deri në momentin kur ajo u largua për në Itali dhe nuk u kthye më.

Në mars të këtij viti ajo u largua tek familja e saj dhe teksa Ferdinandi priste të kthehej nuk mori asnjë telefonatë.

Kjo pasi kaloi një muaj u detyrua të shkonte në polici dhe të bënte një denoncim pasi e shoqja ishte zhdukur dhe kishte braktisur atë dhe 2 vajzat. Nëna e tij ka bërë atë që nuk ia priste mendja, ajo ka shkuar dhe e ka tërhequr denoncimin duke pretenduar se nusja interesohej për fëmijët dhe do t’i merrte ata në Itali.

Ferdinandi akuzon nënën se po kërkon t’i shkatërrojë jetën, babai është pro tij dhe kjo ishte arsyeja që nëna pas kaq shumë vitesh martese dorëzoi kërkesë padi për divorc në gjykatë, ndonëse në moshë të thyer.

Ferdinandi ka treguar se mamaja e tij është njohur me njerëzit e gruas në llixa. Ai tregon se si iku në Itali dhe nuk u kthye më. “Mamaja ime është njohur me njerëzit e gruas në Llixha. Kur i erdhi i ati në mars me tha që do iki tek babi. Vajta e çova poshtë. Pas nja dy ditësh më thotë që desha të ikja nja 5 ditë në Itali tek babi. I thashë ik se për pesë ditë do bëjmë hall.
Më datë 17 mars ka ardhur e ka marrë i ati me gjithë vëllain dhe më 18 ka ikur në Rinas. Prit pesë ditë, prit 10 ditë asgjë. Nuk kam pasur më asnjë lloj komunikimi. E telefonova, njëherë s’ma hapi. E telefonova herën e dytë më dolën mbesat dhe flisnin italisht. Pasi iku mendova se do kthehej. Pas një muaj i kam shkuar oficerit të policisë gjyqësore dhe i kam thënë këtu e kam hallin dhe bëra kallëzimin.
E merr mami dhe i thotë ta heq denoncimin se nusja ime interesohej për vajzat. Kur pyes policin se çfarë u bë, më tha që të rri urtë se do të arrestoj ty”.

Edhe babai i tij akuzoi gruan se ka ikur nga shtëpia dhe se nuk është interesuar për familjen. Sipas të atit të Ferdinandit, gruaja e tij e ka larguar nusen e djalit pasi fshehin diçka por pa thënë atë që mendonte se ishte shkaku.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga at e bir, ka qenë nëna e Ferdinand Doda, Bedria që ka telefonuar në emision dhe ka treguar të vërtetën e problemeve të tyre familjare. “Nusen e ka përzënë burri im, plaku. I thoshte nuses ky vjen për të kapur ty. Djalin e martova se doja ta fusja ndër shok dhe e futa. Lindi dy fëmijë. Por ai nuk është në rregull. Çuni im i përkëdhel dhe i kap nga b… fëmijët. Vajza është në klasë të tetë. Nuk përkëdhelen ashtu.
Djali im e ka rrahur sa e ka nxirë nusen. Unë jam në një shtëpi e di mirë. Djalin e nxori nga shinat baba i vet. Burri im e përkëdhelte nusen e mbante mirë sa lau borxhet. Sa i lau borxhet, i fliste lloj-lloj gjërash”, deklaroi vjehrra e Enkeledës dhe nëna e Ferdinandit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.