Kryesore

Çfarë vendimi do të marrë Meta? Ligji i ri për teatrin mbërrin në Presidencë

11:05 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka mbërritur në Presidencë ligji i ri për Teatrin Kombëtar.




Nga sa mësohet, Kuvendi ia ka dërguar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës për shpallje dhe dijeni, por palët janë të ndara nëse Presidenti ka të drejtë apo jo që të rikthejë dy herë ligjin.

Burime për Gazeta Shqiptare nga Kuvendi dhe Presidenca thonë se ligji mban të njëjtin numër me atë të variantit të parë, 37/2018.

Partia Socialiste e konsideron si të njëjtin ligj, pasi mban të njëjtin numër identifikues, ndërsa PD e konsideron si ligj të ri, gjë që do t’i jepte Metës të drejtën e rikthimit të ligjit.

Ndërkaq, ende nuk ka një qëndrim se sa çfarë do të bëjë presidenti Meta, ndërsa vendimi për dekretim ose jo do të bëhet brenda 20 ditësh, pas kthimit të Metës nga OKB-ja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.