LIFE STYLE

FOTO/ Bunkeri sekret, vendi ku nazistët testonin armët

16:34 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë publikuar së fundmi disa fotografi që tregojnë një bunker të fshehtë nazist që dikur përdorej për testimin e armëve të ndryshme. 




Vrimat e plumbave u zbuluan në muret e një dhome të gjetur në një rrjetin e tuneleve nën Duisburg të Gjermanisë. 

Eksploruesi Warren Tepper, ka deklaruar se kishte zbuluar bunkerin teksa po ecte nëpër një tunel të ndërtuar thellë nën tokë. 

Mendohet se kjo hapësirë shfrytëzohej si strehë nga nazistët gjatë bombardimeve të forcave aleate, dhe njëherësh bënin testime të armëve duke goditur në pllaka të çelikta. 

Tepper dhe kolegët e tij kanë gjetur vrima të plumbave në pllaka të çelikta, dhe në dritare që i rezistonin plumbave të kalibrave të ndryshëm. 

“Në fillim nuk zbuluam shumë, thjesht disa tunele të zbrazëta, por duke ecur më thellë pamë muret me vrima të plumbave si dhe pllaka çeliku.  

Aty hasëm në një dhomë ku testoheshin armët që ishte e ndërtuar në një tunel të gjatë nëntokësor”, ka deklaruar Tepper.

bunker-nazist1 bunker-nazist7 bunker-nazist6 bunker-nazist5 bunker-nazist4 bunker-nazist3 bunker-nazist2 bunker-nazist bunker-nazist8
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.