LIFE STYLE

FOTO/ Gjendet anija 400 vjeçare në det, çfarë sekreti fshihet brenda saj

15:10 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arkeologët kanë gjetur një anije 400 vjeçare në brigjet e Portugalisë. Ky u kondiserua nga një specialist si “zbulimi i dekadës”. Anija e mbytur u zbulua në Cascais, pranë kryeqytetit Lisbonë dhe mbante stemën e Portugalisë.




Ekipi i shkencëtarëve beson se anija po kthehej nga India kur u mbyt diku midis viteve 1575 dhe 1625. Ngjarja ndodhi në kulmin e tregtisë së erëzave mes Portugalisë dhe Azisë.

E gjendur 12 metra nën sipërfaqe, rrënojat e anijes qëndronin të ruajtura mirë.

“Nga perspektiva e trashëgimisë, ky është zbulimi i dekadës,”-tha drejtori i projektit, Jorge Freire, duke e quajtur atë “gjetjen më të rëndësishme të të gjitha kohërave” për vendin.

Kryebashkiaku Carlos Carreiras tha për Guardian ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që do të përforcojë identitetin kolektiv dhe vlerat e përbashkëta të tyre.

Gjetja është pjesë e një projekti arkeologjik dhjetëvjeçar i mbështetur nga qyteti i Cascais, qeveria dhe marina e Portugalisë dhe Universiteti Nova në Lisbonë.

anije2 anije1 anije 1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.