Show-Bizz

I shkatërruan varrin e babait, rrëqeth Beatrix Ramosaj: Ajo çfarë më vret më shumë…

10:20 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej tetë vitesh, i ati i këngëtares Beatrix Ramosaj është ndarë nga jeta. Shpesh ajo ndan me fansat e saj fotografi të të atit, apo edhe shpreh mallin për të.




Por, ditën e djeshme këngëtarja është shprehur e tronditur në një postim në “InstaStory”. Ajo rrëfen se një person i paidentifikuar ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të atit të saj.

Këngëtarja i ka bërë apel drejtësisë të zbardhi sa më parë këtë çështje si edhe personi përgjegjës të marr dënimin e merituar.

Po shkruaj e tronditur..Ka 1 javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e poshtme dhe unë vetëm sot e mora vesh dhe jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve përfshirë dhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Ju lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e kësaj çështje dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës, nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, por ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”,-shkruan këngëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.