BOTA

Mocion mosbesimi, kryeministri i Suedisë largohet nga detyra

14:22 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Suedisë Stefan Lofven do të duhet të largohet nga posti, pasi humbi mbështetjen e parlamentit.




Demokratë Suedezë, parti kundër emigracionit (SD), mbështetën votimin për ta larguar Lofven, disa javë pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbanin një parlament të varur.

Në votimin e së martës, 204 deputetë votuan kundër Lofven, ndërsa 142 votuan në favor të tij.

Kryetari i Parlamentit tani do të propozojë një udhëheqës të ri,  një proces që mund të zgjasë disa javë.

Lofven, kreu i socialdemokratëve të qendrës së majtë, pritet të qëndrojë si kryeministër në detyrë, derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Ai erdhi në pushtet në vitin 2014. Aleanca e tij e qendrës së majtë fitoi 144 vende në zgjedhjet e këtij muaji, një më shumë sesa opozita e qendrës së djathtë.

Asnjë nga blloqet kryesore nuk synon të qeverisë me SD-në nacionaliste, partinë e tretë më të madhe në parlamentin e ri.

Por, detyra e kryeministrit mund t’i shkojë Ulf Kristersson, udhëheqës i të moderuarve.

Kristersson shihet gjerësisht si personi që ka më shumë gjasa të formojë një qeveri të re, e nëse ai dështon do të ftohen blloqet e tjera për diskutime, duke përfshirë vetë Lofven.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.