SPORT

Stadiumi bosh në çdo ndeshje, Kukësi “ëndërron” të luajë në Kamëz

10:00 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësin në këtë sezon e kanë ndjekur kudo stadiumet e boshatisura. Mbyllja e “Zeqir Ymerit” në një afat të pacaktuar, ka bërë që skuadra të endet sa në një stadium në tjetrin dhe tifozët e saj as që kanë ndër mend ta ndjekin në Shkodër apo Elbasan ku ka luajtur si ndeshjet e Europës, ashtu edhe të kampionatit. Një situatë absurde, për të cilën në klub duan të gjejnë zgjidhje sa më parë pasi skuadra që synon titullin kampion rrezikon të luajë gjithë vitin pa pasur mbështetësit pranë. Sipas “SuperSport”, në ambientet e klubit ka filluar të diskutohet një hipotezë mjaft interesante e zhvillimit të ndeshjeve në Kamëz.




Duke qenë në dijeni të ekzistencës së një komuniteti të madh nga qyteti verilindor që banon në Kamëz, prania e shumë syresh në stadium do të ishte më se e garantuar duke bërë që Kukësi të ndjehet në shtëpi. Kësisoj, po mendohet që të nisin bisedimet me drejtuesit e Bashkisë së Kamzës, nëse është e mundur te realizohet një gjë e tillë. Por problemi më i madh është kalendari i kampionatit i cili ka vënë dy skuadrat përkrah njëra-tjetrës sa i përket zhvillimit të ndeshjeve. Kësisoj, në javët kur Kamza është pritëse, edhe Kukësi është i tillë. Ndaj zhvillimi i ndeshjeve në stadiumin e Kamzës do të ishte thuajse i pamundur me rregullsi të plotë, pasi do të dëmtonte stadiumin duke zhvilluar dy ndeshje brenda pak ditësh në këtë impiant.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.