Kronikë

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës

19:45 - 25.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua 45 vjeçare ka denoncuar në polici largimin nga banesa të dy vajzave të saj përkatësisht 19 dhe 16 vjeçare.




Prej datës 16 shtator vajzat janë larguar nga banesa ndërsa e ëma ka bërë denoncimin një ditë më parë.

Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që të bijat i largohen nga shtëpia, duke shtuar se herët e tjera janë kthyer vetë.

Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.  Policia informon se po punohet për gjetjen e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.