Show-Bizz

U kap me armë në aeroport, arrestohet aktori i njohur

20:30 - 26.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ylli i Disney-t, David Henrie mund të dënohet me të paktën 1 vit burg nëse shpallet fajtor në gjykatë. Aktori u arrestua para disa ditësh në aeroportin e Los Anxheles për mbajtjen e një arme të mbushur.




Zyra e avokatisë në Los Anxhelos ka ngritur tre akuza ndaj David, të cilat përfshijnë armëmbajtjen në një zonë të populluar.

Burime zyrtare konfirmuan për TMZ se Henrie po shkonte për një shfaqje të TSA mëngjesin e së hënës dhe agjentët zbuluan armën. Thuhet se ishte një pistoletë me tyt 9mm dhe ishte e mbushur.

Aktori u dërgua menjëherë në rajonin më të afërt të policisë. Ai njihet për rolet e tij pranë këngëtares Selena Gomez. Ishte yll i shfaqjes “Ëizards of Ëaverly Place”.

Kohët e fundit është zbuluar se David është në pritje për tu bërë me një vajzë pasi bashkëshortja e tij Maria Cahill është shtatzënë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.