Kosova

Arrestohet deputeti i Kosovës

19:18 - 27.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Milaim Zekës, një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar. Këtë herë në pranga ka rënë një deputet i partisë qeverisëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.




Shkumbin Demaliaj është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur ish-prokurorin special Elez Blakaj, i cili kishte nën hetim çështjen e listave të ish-veteranëve të UÇK.

Zëdhënësi i Prokurorisë Ekrem Lutfiu konfirmoi lajmin për mediat kosovare.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar për shkak të veprës penale të kanosjes për 48 orë”, ka njoftuar Lutfiu.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj kishte bërë reagime të ashpra ndaj Elez Blakajt duke e quajtur “bir kudre dhe idiot”.

“Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, pati deklaruar Demaliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.