Përballje më të ashpër dhe të përshkallëzuar ndaj krimit që të veshur me pushtet. Këtë kërkon ish Presidentit i Republikës, Bujar Nishani nga Studio e emisionit “Politika Online” të gazetarit Harbi Aliaj.
“Sot situata kur unë them që kupa është derdhur, të jesh civil dhe të jesh europian nuk përjashtohet të jesh i vendosur në përballjen me krimin. Krimi nuk ka dinjitet, krimi nuk ka kufij, Krimi nuk ka kode dhe për me tëpër kur krimi është i veshur me uniformat e pushtetit atëherë padyshim që këmbëngulja, dinamika, nervi duhet të jetë edhe më i madh çdo ditë e më shumë”.
Teksa e konsideron të paralizuar organin e prokurorisë dhe të dështuar punën e Arta Markut përmend këto arsye:
“Procesi i zgjedhjes së kryeprokurores ishte një proces anti-kushtetues. I denoncuar, zhgënjyes dhe i pabesushëm në pjesën më të madhe të opinionit publik. Në këtë rezultat do të jetë një paralizë institucionale nga ana e institucionit të Prokurorisë së shtetit shqiptar, për fatin e keq”
Duke siguruar përballje gjyqësorë me trajnerin e Kombëtares shqiptare Christian Panucci, ndaj pretendimit për fyerje të Nishanit, ish presidenti është në pritje të njohjes me padinë e kundërshtarit.
“Unë nuk e kam parë ende, po pres që të mbërrijë padia. E morra vesh përmes mediave”
Keni gjetur avokat?
“Unë do të respektojë procesin, unë do të respektoj sistemin. Është një opinion i imi i ndarë në një faqe personale komunikimi në rrjetin social me miqtë e mi. Personi në fjalë është një person, i cili po të kërkoni në internet do të shikoni që fjalori dhe adresimet e tij publike janë tmerrësisht fyese”
“Politika Online” nisi sezonin e dytë këtë të premte në transmetimet e përjavshëm në Balkan Web dhe Gazetën Shqiptare nën drejtimin e gazetarit, Harbi Aliaj.