EKONOMI

Telekom Albania del në shitje, ja kush është në garë

17:13 - 28.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bisedimet do të zgjasin nga 3 deri në 6 muaj. Por një gjë është e sigurt, “Telekom Albania” ka dalë në shitje.




Biznesmeni Spas Rusev, një aksionar kryesor në Vivacom, është duke negociuar blerjen e operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare, Telekom Albania, që është pronë e gjigantit gjerman Deutsche Telekom. Çmimi i transaksionit ende nuk dihet.

 

Spas Rusev
Spas Rusev

 

Po ashtu në garë është edhe  Telekom Serbia si dhe manjati grek Vardi Vardinogiannis, pronar i firmave Motor Oil Hellas dhe Vegas Oil and Gas.

Telekom Albania ishte operatori i parë lokal që u krijua në 1995. Pesë vjet më vonë, ajo u ble nga Grupi OTE grek, që vepron nën markën Cosmote. Në vitin 2009, një aksioner kryesor i grupit OTE u bë Deutsche Telekom.

Të dhënat nga dhjetori 2017 tregojnë se Telekom Albania gëzon 39% të tregut, shërbimet e saj i  gëzojnë 1.94 milionë njerëz. Kompania punëson rreth 400 punonjës. /Burimi: economic.bg


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.