Kryesore

Dhunohet infermieri në QSUT, kërcënohet me jetë

12:00 - 29.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një prej infermierëve të reanimacionit qendror në QSUT është dhunuar nga familjari i një prej pacientëve të shtruar. Infermieri me inicialet M.L, punonjës në këtë spital është konfliktuar me familjarin e pacientit, në momentin e ndërrimit të turnit.




“Konflikti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë ndërrimit të turneve ku në një moment një familjare ka hyrë brenda ambienteve të reanimacionit qendror në QSUT (që nuk është e lejueshme) dhe i kishte vajtur në dhomën e zhveshjes infermierit M.L që kishte qenë në shërbim turni i tretë ku e kishte kërcënuar e më pas konfliktuar me duar”,-thotë për ‘Gazeta Shqiptare’, Elson Jaçaj, kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. Sipas këtij të fundit arsyet e konfliktit kanë qenë banale, pasi familjarja ka kërkuar të rrijë në dhomën e pacientit, e i ka kërkuar shpjegim infermierit mbi mungesën e medikamenteve.

“Po i ndodhi gjë njeriut tim do ju vras te gjithëve, gjeni vend e futuni!”,-kanë qenë këto fjalët e familjarit të pacientit. Më pas infermieri ka njoftuar shërbimin e policisë të rajonit nr 4 ku ka bërë kallëzim penal pasi është dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe në vendin e punës, në orar të punës.

Reagimi
“Të shërbesh në kushte skandaloze i rrezikuar nga çdo lloj infeksioni e nën një presion psikologjik gjithë kohës tashmë nuk mungon as dhuna. Aty ku shpëtohet jetë dhe ku luftohet me jetën. Ku infermierë dhe mjekë në luftë me kohën mundohen t’i japin shpresë dhe jetë kujtdo që shkon në duart e tyre. Atyre që i beson jetën e në fund sërish i dhunon. Sigurisht që jo çdo betejë me jetën mund të fitohet por ju garantojmë se në asnjë rast nuk është faji i stafit mjekësor për këtë, por mungesa e medikamenteve dhe aparaturave që duhen për këto paciente”,-thekson Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Kjo e fundit shton se pavarësisht rasteve të shtuara të dhunës ndaj bluzave të bardha, institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të heshtin.

“Sikur të mos mjaftojnë arsyet e shumta për t’u larguar nga vendi tashmë me këtë fenomen kanë një arsye më të fortë të gjithë infermierët”,-thotë Jaçaj. Më tej Shoqata e infermierëve të Shqipërisë i ka bërë thirrje
Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë; Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë; Avokatit të Popullit e çdo institucioni përgjegjës që të marrin masa të menjëhershme jo vetëm për rastin konkret por dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po rritet dita-ditës. “I bëjmë thirrje mjekëve dhe infermierëve të solidarizohen të gjithë bashkë kundër diskriminimit që po u bëhet figurës dhe punës së tyre. Mos prit dhe ti të jesh i dhunuar që të reagosh, sepse nëse hesht sigurisht nesër do jesh ti i dhunuari i radhës”,-thekson Shoqata.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. shume turp njerezit qe duhen respektuar me shume te dhunohen ne kete menyre ata jane njerezit qe duhen respektuar me shume se kushdo pasi shpetojne jete njerezish duke marre parasysh kushtet qe punojne dhe rrogen e tyre

    Përgjigju ↓