Kryesore

Arrestimi i djalit të deputetit, Rama: Drejtësia e barabartë për të gjithë

15:22 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministri Edi Rama, pas arrestimit të djalit të deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.




Shefi i qeverisë shqiptare shkruan në Twitter se ai mbështet drejtësinë e barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush është i përfshirë.

LEXO EDHE- PD: Edi Rama, në krah të përdhunuesve

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”, shkruan kryeministri Rama.

LEXO EDHE- Rasti Xhiseila, arrestohet djali i deputetit

Arrestimi i djalit të deputetit vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara pikërisht nga djali i deputetit Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.

Çfarë deklaroi Rama të shtunën

Për nën komisarin Nuhu-Një horr i kthyer në hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri.

Për vajzën e dhunuar, punën e policisë dhe ndikimin e deputetit: Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapsht e shpifjes së kthyer në terror informativ për qytetarin mishërohet te partia kryesore e opozitës, si zëdhënëse kryesore e kësaj. Unë nuk jam këtu për t’u përgjigjur akuzave haluçinante, të pabazuar si për mua ashtu edhe për kolegët. Sa i përket vajzës, së pari Policia ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial. Për shkelje të procedurës, një oficer është pushuar nga puna. Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Unë mbështes organet e drejtësisë që ta çojnë çështjen deri në fund.

Për akuzat ndaj Taulant Ballës: Sulmi ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave qoftë edhe me indiferencë ndaj tij, e cilësoi si një qenëri e neveritshme. Sa i përket të atit të djalit, nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij, atëherë më pyesni mua çfarë qëndrimi kam unë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.