Rajoni

Referendumi, Zaev: Nëse nuk ka konsensus shkojmë në zgjedhje

21:12 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.




Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit  dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus  vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 18.30 në referendumin për marrëveshjen me Greqinë për cështjen e emrit kanë votuar 34.09 për qind e trupit të përgjithshëm votues.

Rezultatet e plota mbi daljen në votime dhe rezulatin do të kumtohen pas përpunimit të plotë të të dhënave nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.