AKTUALITET

Denoncimi, policia plagosi një qytetar pa arsye

12:59 - 02.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka plagosur një qytetar, pa asnjë arsye. Akuza është bërë nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka publikuar dhe një video nga i plagosuri.




Sipas denoncimit nga deputeti demokrat ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, dhe qytetari i plagosur është Sidian Tabaku.

Pasi është plagosur nga policia, Salianji thotë se është rrahur sërish nga efektivët.

“I plagosuri ndodhet në spital në shtetrrethim që policia të fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lejohet të takoje qytetarin. Ministria e Brendshme duhet të marre masat për të bere transparence për ngjarjen dhe të kujdeset për shëndetin e te dëmtuarit. Çfarëdo lloj dhune dhe kërcënimi ti bëjnë ky nuk do te jetë një Xhisiela 2!”, shkruan Ervin Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.