EKONOMI

Shpenzimet për shëndetin, rritje me 14.3% krahasuar me 2016

15:30 - 03.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, premtimi për shërbim shëndetësor e medikamente falas ka mbetur vetëm në letër. Shpenzimet për shëndetin kanë pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitet më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” kanë shënuar rritje prej 14,3 %, krahasuar me vitin 2016, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “medikamente”. Rritje kjo e pajustifikuar nëse do t’i referoheshim nismave ligjore të ndërmarra dhe premtimeve për shëndetësi falas.




Në vitin 2014 në vendin tone hyri në fuqi heqja e TVSH-së 10% për medikamentet e cila u reflektua në uljen e çmimit të tyre. Por me sa duket kjo ulje nuk është reflektuar në xhepin e familjeve shqiptare. Referuar të dhënave zyrtare gjatë vitit 2017 janë importuar mbi 22.7 miliardë lekë medikamente. Nga kjo vlerë financiare e tregut të medikamenteve gjysma janë blerë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili kishte një fond për rimbursimin në vlerën e 10 miliardë lekëve. Por pavarësisht se gjysma e medikamenteve janë blerë nga fondi , që nënkupton se pacientëve do t’u jepen me rimbursim, përsëri shpenzimet që kanë bërë vetë pacientët kanë ardhur në rritje. Kjo mund të jetë si rezultat i kritereve shtrënguese që ka miratuar vetë fondi për rimbursimin e medikamenteve të caktuar e kryesisht të barnave të shtrenjta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.