BOTA

Sulmet kibernetike, Britania akuzon shërbimet e inteligjencës ruse

11:29 - 04.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë, se fshihet pas katër sulmeve kibernetike të profilit të lartë.




Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike thotë se objektivat përfshinin firma në Rusi dhe Ukrainë, Partinë Demokratike të SHBA-së dhe një rrjet të vogël televiziv në Britaninë e Madhe.

Kompjuterët e Agjencisë Botërore të Anti-Doping gjithashtu thuhet se janë sulmuar.

Dosjet më vonë treguan se si çiklistët britanikë, Sir Bradley Wiggins dhe Chris Froome kishin përdorur substanca të ndaluara për arsye legjitime mjekësore.

Në atë kohë, disa prej sulmeve ishin të lidhura me Rusinë, por kjo është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar “GRU”, shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

Policia britanike mendon se personat që kryen helmimin me agjent nervor në Salisbury, në muajin mars, punonin për të njëjtin grup.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, reagoi lidhur me sulmin duke akuzuar shërbimet sekrete ushtarake ruse (GRU), se ka zhvilluar sulme kibernetike kundër institucioneve politike dhe sportive, sipërmarrjeve dhe medias në të gjithë botën.

“Kjo lloji sjellje tregon për dëshirën e tyre që të operojnë pa marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare apo normat e vendosura dhe të veprojnë me një ndjenjë pandëshkushmërie dhe pa marrë parasysh pasojat”, deklaroi ai në një deklaratë.

“Mesazhi jonë është i qartë. Bashkë me aleatët tanë, ne do të zbulojmë dhe do t’i përgjigjemi përpjekjeve të GRU-së për të dëmtuar stabilitetin ndërkombëtar”, theksoi Hunt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.