SPORT

Mançini lë jashtë Balotelin, thërret Xhovinkon

13:00 - 06.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia nuk po kalon një moment të mirë dhe Ligën e Kombeve e ka nisur në një mënyrë të keqe. Javën që vjen, të kaltrit kanë dy ndeshje të rëndësishme, ku në datën 10 do të luajnë ndaj Ukrainës në një miqësore dhe 4 ditë më vonë ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve. Gjatë ditës së sotme, trajneri Roberto Mançini ka bërë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy sfida. Bie në sy mungesa e Mario Balotetit, të cilin e riktheu në Kombëtare vetëm Mançini pak kohë më parë. Ai ka rikthyer në kombëtare dy futbollistë të tjerë, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje. Bëhet fjalë për Xhovinkon dhe Açerbin, që mungonin në Kombëtare prej kohësh.




Të grumbulluar, portierë: Kranjo, Donarumma, Perin, Sirigu. Mbrojtës: Açerbi, Biragi, Bonuçi, Kielini, Krishito, D’Ambrosio, Emerson Palmeri, Florenci, Romanjoli. Mesfushorë: Barela, Bernardeski, Bonaventura, Galiardini, Zhorzhinjo, Pelegrini, Verrati. Sulmuesë: Berardi, Xhovinko, Kaprari, Kieza, Kutrone, Imobile, Insinje, Zaza


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.