Kosova

“Ndihet komod në karrigen e vet”, Thaçi mesazh Haradinajt

17:32 - 08.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një konferencë për mediat se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme.




Thaçi në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më herët tha se “ideja për ndryshimin e kufijve ka vdekur”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, Thaçi tha se kryeministri “është në humor të mirë ose ndihet tepër komod në karrigen e vet”.

Ai theksoi se ka pritur që kryeministri të jetë “më racional dhe më i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me dialogun”.

Thaçi i cilësoi deklaratat e kryeministrit si populsiste, elektorale dhe pa përmbajtje dhe tha se moskorrigjimi i tyre mund të ketë pasoja.

“Jam i sigurt se kryeministri mund dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme euro-atlantike për Kosovën, as për NATO, as BE, dhe as njohje nga Serbia, sepse, tek e fundit, të gjithë e dimë se pozitat tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë të tjerë, siç janë ndërruar edhe më herët. Sidomos mund të ndërrohen shpejt ata në rast se nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre duhet të jenë shumë seriozë dhe të punojnë për harmonizimin e qëndrimeve shtetërore për këtë proces, të cilin ai e vlerësoi si të vështirë.
Ideja për ndryshimin e kufijve është shpalosur më herët nga Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, si mundësi për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Ideja ka ngjallur reagime për dhe kundër, si të zyrtarëve vendës, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky plan i Thacit per korigjim kufijsh mese Kosoves dhe Serbise tregoi se e gjithe klasa politike e cila drejtoi Kosoven nga viti ’99 , na tregoi nji deficit te skajeshem i tradites per te udhehequr vendin dhe aspiratat te papara te protogonisteve politik qe ti zavendsojne ne vendet udheheqese pjestaret e pa afte dhe te pa arsimtar te organeve te dhunshme serbe te viteve ’90-’99 .
    Po te mose ishin serbet e pa afte dhe te pa arsimtar te organet e dhunshme serbe dhe apetitet e tyre te smura per te ardhur ne poste drejtuese reference e vetme per klasen politike e shqiptareve te Kosoves se pasluftes , me siguri Kosova nuk do te kishte ardhur ne kete gjendje qe po kalon , gjithe klasa politike nuk do te kompromitihet ne kete mase kaqe madhe kurse progresi ne kosove ne cdo aspekt dhe cdo fushe do te ishte shume me i madh ..!

    Përgjigju ↓