Tech

Kina i ka përgjuar, Apple dhe Amazon kundërshtojnë raportin

11:43 - 09.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Apple dhe Amazon njëzëri kanë mohuar pretendimet se të dhënat e tyre janë vjedhur nga spiunët kinezë.




Përmes një deklarate publike, të dy kompanitë kanë hedhur poshtë pretendimet e bëra nga “Bloomberg Businessweek”, e cila e përshkruan si sulm kibernetik.

“Nuk asnjë të vërtetë rreth këtyre pretendimeve”, thuhej në deklaratën e Apple.

Apple madje shtoi se kishte kryer “hetime të brendshme të rrepta” bazuar në provat e dhëna nga gazetarët e Bloomberg dhe se “ nuk kishte gjetur absolutisht asnjë dëshmi” për të mbështetur pretendimet e tyre.

Amazon botoi një blog që tha gjithashtu se historia e mikroçipit ishte “e pavërtetë”
duke thënë se kurrë nuk kishte gjetur asnjë “hardware të modifikuar” në sistemet e saj.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC) tha se nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar” vlerësimet e Apple dhe Amazon.

Raporti i “Bloomberg”, i botuar më 4 tetor, pretendon se spiunët kinezë kanë arritur të vendosin mikroçipa, për të depërtuar tek kompanitë gjigande të teknologjisë.

Serverat u prodhuan për firmën amerikane Super Micro Computer Inc.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.