Nostalgji

Nostalgji/ Dokle, kudo që vete, me dosje me vete. Qeveria jonë sportive

16:00 - 09.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dokle, kudo që vete, me dosje me vete. Qeveria jonë sportive.




Dokle, kudo që vete, me dosje me vete
Para disa ditësh monodrama e deputetit socialist Namik Dokle, e vënë në skenë nga aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka, u vlerësua përmes çmimit të parë që mori ky i fundit në konkursin “Aktori dhe Europa”. Pas një karriere të gjatë në politikë, Dokle nuk lë pas dore aspak letërsinë dhe dramat. Dhe me to, frytet i ka pa kompromise dhe ngjyrime politike! Ja tek e shohim Namikun në foto me deputeten Arta Dade dhe me një dosje të kuqe në dorë. Vallë të jetë duke përgatitur ndonjë vepër tjetër? Apo të ketë shkruajtur fjalimin e radhës në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste dhe ka marrë dosje me vete, për të mos harruar as edhe një presje nga ato që duhet të thoshte?

Qeveria jonë sportive
Duket se kryeministri Berisha nuk është i vetmi në këtë institucion që ka si pasion sportin. Një tjetër i punësuar në këtë institucion, konkretisht Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja dëshiron që ta kalojë kohën e lirë duke u ushtruar. Kjo duket qartë edhe në foton që paparaci ynë ka shkrepur pranë stadiumit “Qemal Stafa”, në të cilën, krahas lojtarëve që kryejnë stërvitjen për ndeshjen e radhës, duket dhe Gjergji, i cili ka nisur vrapimin e tij të përditshëm për të mbajtur trupin sa më në formë. Siç duket dhe nga fotoja, në këtë pikë Lezhja ia ka dalë mjaft mirë. Gjergji gëzon një trup të lidhur dhe me muskuj, gjë që është e pazakontë për një burrë të moshës së tij. Bravo Gjergj, me trupa si ky yti do të futemi në BE ne!

Ky shkrim u botua më 17 korrik 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.