SHËNDET

A ndihmon dieta mesdhetare në parandalimin e depresionit?

10:55 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i bazuar në 41 raste, të publikuar në tetë vitet e fundit, studim i cili ka hasur kundërshti.




Dr. Camille Lasalle, eksperte në mjekësinë metabolike, thotë se duhet të ekzistojnë prova më rigoroze, për konfirmuar lidhjen mes ditës mesdhetare dhe depresionit.

Lasalle bëri analizën me kolegët e University College London, duke deklaruar se provat deri më tani kanë vënë në dukje idenë se ushqimet që hamë mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende një provë të fortë klinike.

Shpjegimi i lidhjes mes humorit dhe ushqimit është i ndërlikuar.

Me sa duket një dietë e bazuar tek frutat, perimet, peshku, arrat dhe vaji i ullirit, por jo shumë mish ose qumësht duket se ka përfitime tek humori ynë.

Është e pranuar gjerësisht se ka një lidhje të fortë mes ushqimit dhe mënyrës sesi ndihemi, me nivelin e sheqerit në gjak që ndikon tek gjendja dhe energjia jonë.

Mbetet akoma për t’u vërtetuar ky fakt, por për sa kohë të përfundoj si hulumtim, gjithmonë këshillohet një dietë e shëndetshme e cila funksionon në të mirë të shëndetit tonë, në forma të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.