SHËNDET

Një test i vetëm gjenetik mund të diagnostikojë atakun në zemër

15:55 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ataku në zemër mund të diagnostikohet me një test gjenetik të vetëm.




Testi i Vlerës së Rrezikut Gjenomik (GRS), është studimi më i fundit, i cili do të diagnostikojë sëmundjet e zemrës dhe do të kushtoj vetëm 40 paund, vlerë kjo e përballueshme për të gjithë individët.

Ky test gjithashtu do të shpjegoj se pse njerëzit që nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjeve të zemrës, si kolesteroli i lartë, mund të preken nga ataku në zemër.

GRS mund të matet në çdo moshë, sepse ADN-ja e njerëzve nuk ndryshon, prandaj në teori, edhe fëmijët mund të testohen.

Autori kryesor i studimit, Dr.Michael Inouye, nga Instituti Baker i Zemrës dhe Diabetit dhe Universiteti i Kembrixhit, deklaroi se ndërsa gjysma e sëmundjeve koronare të zemrës (CHD) është kryesisht gjenetike ose e trashëguar, gjysma tjetër varet nga stili i jetës ose mjedisi.

Sëmundjet koronare të zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke iu marrë jetën më shumë se 66,000 personave në Britaninë e Madhe çdo vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.