Media

Ofendoi Salianjin, Mustafa Nano kërkon ndjesë publike

21:24 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Opinion” ka kërkuar ndjesë publike në lidhje me paraqitjen e tij dy ditë më parë në të njëjtën studio, ku ofendoi deputetin demokrat Ervin Salianji në lidhje me çështjen audio-përgjimit të Agron Xhafës.




Ai u shpreh se kjo nuk është një sjellje e hijshme, duke shpresuar që kjo të mos ndodhë më.

Nano u shpreh se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij ku dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik.

DEBATI 

Nano: Ju mor ju që mbroni këta, idiot, më dëgjo mua ti, idiot

Salianji: Ju jeni, nga koka te këmbët, e kupton?

Fevziu: Pse e personalizoni tani?

Salianji-Nanos: Po lere mo tani, do më drejtohesh ti mua personale

Nano: Po c’të drejtohem personale ty, ti je një zuzar i vogël, po ca personale kam me ty unë

Salianji: Po cfarë, ca zuzari, nxirre provën, me cfarë prove flet

Nano: Po ti je një xhuxh mo

Salianji: Ma thuaj pak, ku jam zuzar unë, ja ma thuaj, ku

Nano: Ti je një palaço, bashkë  me shokë të tjerë. Nuk doja ta thoja, por më bëri përshtypje se je edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë

Salianji: Ma thuaj pak ku, ku?

Nano: Unë të shoh ca bën gjithë ditën mo

Salianji: Po ku ma thuaj pak, do tërheqësh vëmendjen nga kjo, këtë do bësh?

Nano: Ti nuk e ke merituar që të kam dhënë dorën, a e kupton, unë të kam dhënë dorën në nja dy raste, nuk e ke merituar

Nano-Fevziut: Një njeri si ai nuk mund t’i thotë ato fjalë një njeriu si unë që kam 20 vjet që bëj vetëm gazetarin, kam qëndrime, sigurisht, shpeshherë të forta, po nuk lejoj një njeri që të më flasë me ato fjalë, unë e di ca do dalë që ai djalë do përgënjeshtrojë veten, do thotë më kanë blerë disa të tjerë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.