Kronikë

Për një shuplakë u vranë tre persona, si ndodhi ngjarja në Mat

22:00 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa orë pas ngjarjes tragjike në Mat, Gazeta Shqiptare mëson detaje të reja.




54-vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit:

Mentor  Hoxha, 36 vjeç,  (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :

Erzen  Aliaj , 49 vjeç,  banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit  Buci, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat (banor fshati).

Nga plumbat është plagosur rëndë shtetasi A.H,  40 vjeç,  banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Por çfarë ndodhi?

Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12: 30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë  në lokalin e fshatit .

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë .

Në këtë kohë është çuar nga tavolina  shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Koxha ishte në gjendje te dehur .

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit  dhe pasi është afruar tek  lokali ka qëlluar punonjësit  të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet. Si rezultat  i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, efektivët kanë kapur dhe arrestuar autorin 54-vjeçarin Kujtim Koxha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.