Sociale

Spitali psikiatrik i Elbasanit feston 55-vjetorin e hapjes

13:33 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Spitali Psikiatrik “Sadik Dinçi” Elbasan ka festuar 55-vjetorin e hapjes së tij, si një nga më të rëndësishmit në vendin tonë.




Gjatë kësaj ceremonie të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut, Maksim Malaj, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Elbasan. Gjatë  aktiviteteve të zhvilluara me këtë rast u prezantuan edhe momente nga jeta e pacientëve në spital. Gjithashtu në ambientet e “Qëndrës Ditore” ishin të ekspozuara në një kënd të posaçëm punime të pacientëve gjatë procesit të rehabilitimit në Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi”, ku aktualisht ndodhen të shtruar 310-320 pacientë, ku një pjesë prej tyre ndodhen prej një kohe të gjatë.

Nga momenti i shtrimit dhe në vazhdim pacientët pasi stabilizohen pas gjendjes së rënduar psikotike, psikologjike përfshihen edhe në procesin e rehabilitimit dhe riaftësimit. Ky proces realizohet kryesisht në qendrat ditore, në ambientet e përditshme si: këndi i tv, bibloteka, kompjuteri, qepja, qëndistaria, punë artizanale, bizhuteritë, ditë bukurie, puna me lulet, aktivitet sportive, festat kombëtare e më të personalizuara si ditëlindja e pacientëve. Këto aktivitete vazhdojnë edhe përtej ambienteve të spitalit, duke dalë e përfshirë bashkë me pacientët në piknik në natyrë, por edhe në ambiente publike si lokale në qytet e jashtë tij.

Sipas Adela Muçës, spitali Psikiatrik i Elbasanit përpiqet të përmbushë qëllimin kryesor të tij, trajtimin bio-psiko-social të gjendjes së rënduar psikotike e psikologjike të pacientëve. “Ndër pikat më të forta të shërbimeve ndaj pacientëve është edhe procesi i rehabilitimit, riaftësimi e suportimi i pacientëve në çdo hap hospitalizimi i tij e deri në integrimin sa më dinjitoz në komunitet e funksionimin e tij përtej mureve të këtij spitali. Pikërisht në këtë ditë të shënuar për Shëndetin Mendor, spitali ynë hap dyert për Komunitetin për tu solidarizuar e për të festuar të gjithë bashkë me pacientët.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.