AKTUALITET

Xhafaj: Nuk flas për Babalen, Arbër Çekaj mbetet në Gjermani

12:16 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pranuar të flasë rreth çështjes “Babale”, pas një videoje të re të publikuar nga opozita, në të cilën një nga “personazhet”, Fredi Alizonit thotë që drejtori i Policisë, Ardi Veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.




“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.”- tha ministri Xhafaj.

Ndërkohë sa i përket ekstradimit të të ashtuquajturit “peshk i madh”, Arbër Çekaj, ministri tha se ai po hetohet në Gjermani dhe se iu takon autoriteteve vendase që të vendosin për ekstradimin.

Prej disa muajsh, Arbër Çekaj mbahet i arrestuar në Gjermani, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri e shpalli në kërkim ndërkombëtar pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”. Por, edhe pse u arrestua në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, duket se autoritetet gjermane po e hetojnë Çekajn edhe për llogari të tyre.

Hetuesit gjermanë kanë dyshime se një pjesë e kokainës së kapur në Portin e Durrësit kishte si destinacion final Gjermaninë. Pikërisht ky dyshim ka bërë që autoritetet gjermane të mos e lëshojnë Arbër Çekajn për momentin, duke bllokuar ekstradimin e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.