AKTUALITET

115 farmaci kalojnë në “sitë”, masa për shkelje ndaj 56 subjekteve

18:00 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë intensifikuar kontrollet në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, 1 muaj më parë, janë kontrolluar 115 farmaci në të gjithë vendin. Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut. Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave.




Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin. Disa ditë më parë, në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacistët dhe farmacitë që japin ilaçe pa receta. E për këtë është ngritur një task-forcë, e cila do të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave dhe shitjen e tyre në farmaci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.