POLITIKË

“Babalja”, Salianji: Prokurorët ishin të qartë, unë besoj në Zot

12:21 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervin Salianji, deputeti i PD-së, në një dalje për mediat ka folur pas dëshmisë që dha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.




“Prokurorët ishin të qartë në lidhje me çështjen. Nuk ka asnjë dilemë. Sot jam person nën hetim për shkak të kallëzimit të Agron Xhafajt. Vetë Agroni kurrë nuk ka ardhur këtu si unë, vetëm erdhi për të kallëzuar”, – shtoi Salianji.

I pyetur se ju jeni personi që keni publikuar videon 2, ku është realizuar nga kush, Salianji u përgjigj: “I kam dhënë gjithçka prokurorisë, të gjitha detajet për çështjen i kam dhënë te prokuroria”.

Ndërsa pyetjes se kë besoni te Alfred Alizoti, versionin e parë apo të dytë, Salianji tha: “Unë besoj në zot, te Alizoti beson Edi Rama”.

Deputeti është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë. Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.