Kryesore

Dëgjesë me shoqërinë civile për Vettingun në politikë, Alibeaj: Teatër hipokrizie!

11:22 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar seancën dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit si “një teatër hipokrizie nga qeveria”. Kjo pasi, sipas tij, verdikti për Vettingun politik është i qartë tashmë.

“Iniciativa jonë për Vettingun në politikë është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për t’i hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju s’duhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike”, tha Alibeaj, i cili më tej vijon: “Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që kjo godinë ka diskutuar, për çështje me interes për ju. Ju thërrasin sot për një çështje për të cilën e kanë thënë verdiktin, nuk e duan. E sot po bëjnë teatër, gjasme po konsultohen me juve”.

Ndërkaq, Alibeaj, është shfaqur i tensionuar në Mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, pasi sipas tij situata në vend është e rëndë.

Alibeaj shton se vetëm në 12 orët e fundit janë vrarë në vend 5 persona. “Gjendja e rëndë e vendit sot e kapluar nga krimi ku bandat kanë vendosur flamurin e zi të vdekjes në këtë vend. Përse ky fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën të këtyre 30 viteve. Ne kemi fakte se ky fenomen ndodh për lidhjet e forta të krimit me politikën’, shprehet Alibeaj. Dhe menjëherë pas këtyre deklaratave është larguar nga mbledhja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *