LIFE STYLE

Disa receta të thjeshta për një mëngjes të shëndetshëm

09:46 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjava po afron dhe keni menduar ta kaloni atë në shtëpi? Ndoshta nën shoqërinë e fëmijëve tuaj apo familjarëve? Me siguri koha e kaluar së bashku, do t’jua bëj ditët edhe më të bukura.




Për ta nisur ditën sa më mirë, kemi menduar për ju disa gatime të shijshme dhe të shëndetshme.

Kruasanët

Përbërësit: 1 kg miell, 600 gr gjalpë, 40 gr maja birre, 250 gr ujë (i vakët), 150 gr sheqer kane, 6 vezë, 15 gr kripë, qumësht.

Përgatitja: Përziejmë 500 g gjalpë me 50 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer. Më pas shkrijmë në ujë majanë dhe përziejmë me pjesën e mbetur të miellit. Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë. E mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer. Të nesërmen hapim me petës të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t’i bashkuar. Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm dhe e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël. Sipas dëshirës i mbushim me pak reçel ose çokollatë. I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta.

Kos me fruta te freskëta

Në një tas hidhni kos pa yndyrë dhe sipër hidhini fruta te freskëta dhe pak arrë kokosi të grirë, për ta bërë akoma më të shëndetshme. Sipas dëshirës, mund t’ shtoni edhe pak fara (luledielli apo kungulli), për t’i shtuar akoma më shumë vlerat ushqimore.

Sanduiç me vezë

 

Në vend që t’i hani vezët gjithmonë të ziera apo të skuqura, provoni sanduiçin me vezë, domate dhe avokado. Vendosni në tost bukën për ta thekur, vezën ziejeni, merrni disa porcione domate dhe avokado dhe krijoni një sanduiç të shëndetshëm për një mëngjes perfekt.

Omëletë franceze

Përbërësit: 2 vezë, 2 lugë gjelle ujë, 1/8 lugë gjelle kripë, piper i zi, 1 lugë gjelle gjalpë, 1/4 gotë djathë, 1/4 gotë proshutë (e copëtuar).

Përgatitja: Shtoni vezët, ujin, kripën dhe piperin e zi në një tas të vogël. Përziejini mirë të gjithë përbërësit që të kombinohen plotësisht me njëri–tjetrin. Copëtoni djathin dhe proshutën dhe shtojini në një tas. Ndërkohë, në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr të shkrijë në temperaturë mesatare. Shtoni në të masën e përgatitur me vezë dhe lëvizni ngadalë skajet e omëletës në mënyrë që vezët e pagatuara të prekin sipërfaqen e nxehtë. Në gjysmën e vezëve shtoni masën me djathë dhe proshutë. Më pas, paloseni omëletën, dhe vendoseni në pjatë me kujdes. Serviret e ngrohtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.