Nostalgji

Nostalgji/ Zaimina, një siçiliane seksi

16:00 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zaimina, një siçiliane seksi




Pa rreçipeta, me një këmishë të bardhë e cila nga uji i ngjitet pas trupit… nuk ka nevojë më për përfytyrim… Gjithçka flet vetë… komentet janë të tepërta… Ajo është vërtet seksi dhe në këto imazhe vjen po aq e tillë, po aq intriguese dhe joshëse. Është pikërisht këngëtarja Zaimina Vasjari, e cila aktualisht shfaqet në ekranet muzikore me këngën e saj të fundit “Problem”. Aty është një bionde ndërsa këtë herë vjen në ekstremitetin e rradhës, një brune e vërtetë. Një brune e vetme në breg të detit. Mëse tunduese, por edhe shqetësuese… Çfarë bën Zaimina e vetme në det…?! Imazhet që ju sjellim të japin idenë e realizimit të një klipi të ri, por në fakt bëhet fjalë për një tjetër sipërmarrje.

Fotografitë
Zaimina është kapur nga paparaci ynë duke u larë me këmishë në Detin Jon, në Qeparo. Nuk ka të bëj me ndonjë rit fetar mysliman, por me një ‘photoshoot’ për revistën “Anabel”. Në numrin e korrikut të kësaj reviste, Zaimina do të jetë në kopertinë me një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim zakonisht seks-simbolin shqiptar. Sipas redaktorit të modës, Niko Komani, Zaimina “është shndërruar në një siçiliane seksi frymëzuar nga gratë bukuroshe të kinemasë italiane si Çoçarja apo Malena”. Për herë të parë në historinë e revistave shqiptare, set-i fotografik ka një përmbajtje, është realizuar në formën e një mini-filmi. “Zaimina luan rolin e një gruaje të bukur të një fshati të humbur, burri emigrant i së cilës e mbush me pasuri materiale, por ajo më shumë se gjithçka dëshiron intimitet fizik.” vazhdon Komani. I gjithë set-i është fotografuar në fshatin e Qeparosë.
Gjithë kjo fabul e ndërtuar do të preket shumë shpejt por deri atëherë “Bluetooth” si gjithmonë zbulon majën e ajsbergut Zaimina!

Ky shkrim u botua më 24 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.