BLUETOOTH

‘E gjithë bota jemi 4!’, lojtari i kombëtares lumturohet sërish me një engjëll

15:21 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është bërë baba për herë të dytë futbollisti i njohur i kombëtares, Ani Lila. Pas përfundimit të ndeshjes me Jordaninë, Lila duket se ka marrë leje nga trajneri për të qenë aty kur vogëlushja të vinte në jetë.




Ai dhe bashkëshortja e tij Ornela kanë vendosur që vajzën ta quajnë Axa. Lajmin e mirë, futbollisti e ka ndarë me të gjithë pak orë më parë në llogarinë e tij të ‘Instagram’-it.  “E gjithë bota jemi 4! Mirë se erdhe në jetë Axa Lila!”- shkruan Lila në foton ku shfaqet i lumtur me vajzën e sapoardhur dhe djalin 4 vjeçar Ayan. Urime, tashmë një familje e kompletuar dhe e lumtur!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.