Tech

Facebook fshin 800 llogaritë, ja arsyeja

11:20 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti social “Facebook” ka fshirë më shumë se 800 faqe dhe llogari që kërkonin të përfitonin nga postimet me tematikë politike.




Facebook deklaroi se 559 faqe dhe 251 llogari kanë keqpërdorur rrjetin duke bërë që njerëzit të vizitonin faqet e tyre në mënyrë që të nxirrnin të ardhura nga reklamat.

Kështu janë fshirë rrjetet e faqeve të krijuara nga llogaritë e rreme dhe ato që posedonin me të njëjtin emër. Këta njerëz që i drejtojnë këto faqe “jo autentike”, pra të rreme, gjithashtu kanë postuar mesazhe me opsionin “kliko këtu” në mënyrë për të rritur shikueshmërinë.

Ky veprim është kritikuar nga disa llogari, të cilët u shprehën se ishin aktivistë legjitimë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.