Horoskopi

Horoskopi i datës 13 Tetor 2018

00:00 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mosrehatia mund t’ju prishë qetësinë, por një miku juaj do t’ju ndihmojë shumë për të zgjidhur problemet. Përpiquni t’i përmbaheni buxhetit tuaj dhe mos bëni shpenzime të kota, pasi mund të përballeni me një ngërç financiar. Sot mund t’ju ofrohet puna që gjithnjë keni dëshiruar.

Fëmijët do t’ju ndriçojnë ditën. Ka gjasa të merrni një lajm të mirë, i cili nuk do t’ju lumturojë vetëm ju, por edhe familjen tuaj. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me partnerin/partneren tënde, bëni mirë të flisni me të pasi nesër do të jetë vonë.

Sot mund të irritohet edhe për çështje të vogla. Nëse keni ndërmend të investoni, mos merrni asnjë vendim pa i shqyrtuar të gjitha opsionet. Tregohuni më të duruar me fëmijët. Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes tuaj mund t’ju shqetësojë sot.

Do të ndiheni shumë mirë si fizikisht ashtu edhe nga ana psikologjike. Ka gjasa që sot të kryeni disa shpenzime të tepërta. Do të përjetoni momente shumë të këndshme me partnerin/partneren tuaj. Lodhja juaj në punë do të vlerësohet sot.

Disa persona mund të mendojnë se ju nuk jeni në gjendje të ndërmerrni sfida të reja, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Mos bini në pesimizëm. Jepini kurajo vetes dhe shfrytëzoni aftësitë tuaja. Tregohuni sa më origjinal dhe i sinqertë me partnerin/partneren tuaj.

Parashikohet një ditë shumë e mirë, pasi do të çliroheni nga një sëmundje afatgjatë. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para. Mund të shkatërroni planet tuaja nëse tregoni gjithçka rreth tyre. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush.

Përpiquni të kontrolloni natyrën tuaj impulsive dhe kokëfortësinë, veçanërisht gjatë një mbrëmje që do të organizohet mes miqve. Fëmijët do të bëjnë të pamundurën për t’ju bërë të lumtur. Gatishmëria për të ndihmuar personat në nevojë, do t’ju shpërblehet me respekt.

Bëni kujdes teksa ngisni makinën, sidomos gjatë kthesave. Neglizhenca e dikujt mund t’ju shkaktojë probleme. Përgjegjësitë familjare do t’ju rriten, çfarë do t’ju shkaktojë tension. Në punë, gjërat do t’ju shkojnë ashtu siç ju dëshironi.

Nuk do të ndiheni mirë fizikisht, për shkak të lodhjes së tepërt në punë. Do të kaloni një ditë të komplikuar me partnerin/partneren tuaj. Do të zhgënjeheni, pasi nuk do të merrni vlerësimin që prisnit në punë.

Presioni nga shefat në punë do t’ju shkaktojnë tension. Kjo do të ndikojë edhe në përqendrimin tuaj në punë. Familjarët do të tregohen shumë mbështetës ndaj jush. Mos ndërmerrni vendime të nxituara, pasi ka gjasa të pendoheni shumë shpejt.

Të ardhurat financiare nuk do të jenë ato që prisnit. Ka gjasa që të takoni një person, të cilin keni shumë vite pa e parë. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund t’ju lëndojë sot, çfarë do të jetë motivi për t’u ndjerë të mërzitur gjatë gjithë ditës.

Mbështetja e miqve do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur. Anëtarët e familjes suaj do të tregohen shumë kërkues ndaj jush. Partneri/partnerja juaj do të shfaqë disa këndvështrime krejtësisht ndryshe nga ju, çfarë do t’ju habisë pamasë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.