BLUETOOTH

“Shiko kush Luan” shkurton stafin? Largohet nga emisioni këngëtarja e njohur!

14:45 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sezoni i dytë i emisionit të argëtimit në Top Channël “Shiko kush Luan” vazhdon me shumë surpriza. Kësaj here bëhet fjalë për një ndryshim që ka ndodhur në program e që pritet të reflektohet në transmetimin e puntatës së tretë, të shtunën e 13 tetorit. Në një video promovuese publikuar në rrjetin social Instagram nga autorja dhe prezantuesja e emisionit, Luana Vjollca, shihet se në një fragment sekonde në emision shfaqet këngëtarja Filloreta Raçi- e njohur si Fifi- teksa këndon pranë bandës muzikore.




Ndërkohë që nuk shfaqet në asnjë moment këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, e cila ishte e përzgjedhura e këtij sezoni për të kënduar në momente të ndryshme përgjatë emisionit. Në fakt, këtë sezon ishte nënshkruar një kontratë me këngëtaren e njohur shqiptare Marsela Çibukaj, e cila është pjesë e një sërë emisionet që transmetohen në Top dhe nuk dihet nëse Marsela është larguar përfundimisht nga ky emision apo mungesa e saj është thjesht në këtë puntatë. Të shohim nëse është ndonjë ‘zënkë’ apo vërtet largim i këngëtares.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.