BLUETOOTH

Tentuan ta vrisnin, menaxheri i Ledri Vulës: Erdhën me maska, dikush ka paguar lekë

13:47 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i vip-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe ishte shtruar në spital. Ndërkaq pamje të tij nuk u publikuan dhe aludimet ishin të shumta. Por në një prononcim ekskluzivisht për “Bluetooth”“Gazeta Shqiptare”, Faton Shoshi na ka treguar të vërtetën. Ndërsa më parë aludohej se strumbullari i këtij sulmi mund të ishin edhe debatet e vjetra që Shoshi kishte me Real 1 dhe dj Blunt, tashmë gjithçka u qartësua nga menaxheri i njohur. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.




Çfarë ndodhi që përfunduat në spital? Kush ju sulmoi dhe pse?

Kanë tentuar të më sulmojnë por s’kanë mundur të më afrohen. Ishin me maska. Më vonë u kapën menjëherë aty në vend të ngjarjes.

Kush tentoi t’ju sulmonte?

Thotë që e ka dërguar dikush, e ka paguar me lekë.

U identifikua?

Jo, akoma po besoj shpejt kemi për ta marrë vesh.

Kush e ka paguar me lekë? U tha arsyeja pse ju sulmoi?

Nuk po e tregon se po ndërron deklaratat.

Si ndodhi?

Sekonda punë ka qenë. Ai ka tentuar të më qëllonte edhe pësoi. 1 muaj e kanë dënuar me burg. Gjykata e ka cilësuar si rast “tentim për vrasje”, por ai thotë që e kanë paguar. Edhe që ka pasur plan të më mbysë po për fat isha me policë në momentin kur ka tentuar të më sulmojë.

Mendoni se ka lidhje me showbizin?

Jo, jo. S’ka të bëjë me showbizzin, Por mendoj se të bëjë me median. Me Indeksonline, portalin tim.

Për cilin dyshoni?

Andej janë të gjitha pistat. Për sa i përket showbizzit, të gjithë i kam miq, s’kam asnjë marrëdhënie të keqe me asnjë. Me të gjithë jam mirë.

Po pse me Indeksonline?

Po, lajme nxjerrin.

Ju dyshoni për ndonjë? Që ju ka kërcënuar mbase dhe me parë?

Ka të bëjë me ndonjë lajm. Jo, jo. S’më kanë kërcënuar mua, por mbase ndonjë lajm i ka irrituar njerëzit. Sepse unë nga ana tjetër jam mirë me të gjithë, s’kam probleme me asnjë.

Nuk më thatë nëse dyshoni për ndonjë konkretisht?

S’kam asnjë dyshim për momentin.

Dmth s’ju ka rrahur, tentoi t’ju dhunonte?

Tentoi të më mbyste, por shokët që kisha me vete ndërhynë menjëherë.

Ndërkaq shumë thashethemeve qarkullojnë për këngëtarin dhe të dashurën e tij të re. Pas daljes së fundit duket se të dy janë shumë të dashuruar dhe shpesh në storyt e këngëtarit e shohim pakëz të nxjerrë si imazh. Pyetjes së fundit lidhur me thashethemet për fejesë menaxheri i Ledri Vulës u përgjigj:

Jo, jo nuk ka fejesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.