Show-Bizz

Djali në luftë me kancerin, këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

19:33 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Michael Buble do heqë dorë nga muzika. Fituesi i çmimit Grammy foli për vendimin e tij për ti thënë ‘stop’ regjistrimit të këngëve të reja gjatë një interviste për Daily Mail Weekend.




Në vitin 2016, djali 3-vjeçar i këngëtarit, Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë, por që nga ajo kohë është bërë më mirë. Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato folën për diagnozën e Noah dhe se si ndikoi në familjen e tyre.

Me lot në sy, këngëtari tha: “Ajo që ne kaluam ishte gjëja më e keqe që mund të dëgjoni nga një prind dhe ndoshta nga një qënie njerzore. Do të doja që në vend të tij të isha unë. E dëshiroja, shumë herë dëshiroja të isha unë në vend të djalit.”

Teksa rrëfente se u mundua që të ishte pozitiv për Noah, shtoi se kurrë nuk e përmendi fjalën spital por e quajti ‘hotel argëtues’.

Në ‘hotelin argëtues’, Buble mblidhte çarçafët dhe ndërtonte një tendë për djalin e tij.

Kjo përvojë transformoi pikëpamjen e Buble mbi jetën dhe karrierën e tij.

“E gjithë qenia ime ndryshoi, perceptimi im për jetën. Nuk e di nëse mund të flas për këtë çështje pa qarë,”-tha ai.

Artisti do të lëshojë albumin e tij të 10 më nëntor, por nënkuptoi se do të ishte i fundit. Të paktën për një kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.