MILOSAO

Ermir Grezda, i zhgënjyer me trajtimin e artistit të ditëve tona

11:40 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Staff Milosao – Skulptori Ermir Grezda, në ditët e fundit, ka promovuar në Tiranë një përmbledhje artistike në prag të 70-vjetorit të lindjes. Gjithsesi,
ekspozimin e veprave të tija në skulpturë dhe albumit të tij, e ka bërë larg mjediseve artistike zyrtare duke e menduar edhe si një formë reagimi ndaj indiferencës se madhe të këtyre strukturave ndaj artit të brezit të vjetër të artistëve shqiptarë. Zhgënjimi më i madh personal i artistit ka qenë që nuk gjeti një hapësirë përfshirëse nderimi në Galerinë e Arteve. Një fakt, që e ka shprehur shumë zyrtarisht, por edhe në mjediset ku promovoi krijimtarinë e tij gati tre dekadike.




Në aktivitetin e skulptorit, të pranishmit, i janë kënaqur ekspozimit të veprës së vet, ku subjektet e Grezdës kanë të plazmuar plastikën e nevojshme dhe fjalës që ai ka ndarë bashkë me mesazhet e veprës së vet. Autori ka qenë shumë i dhënë pas skulpturës së parkut dhe ka apeluar vazhdimisht që artistët e skulpturës e kanë vendin e tyre të ekspozimit në natyrën e bukur shqiptare, ku tradita e ndërthurur me trendët e të resë mund të shfaqin shumë nga vlerat kombëtare dhe jo vetëm. Veçse, që të ekspozohen, skulpturat kanë nevojë të përshfaqen për publikun dhe me mjediset që ofron Tirana dhe rrethet është e vështirë për artistët e skulpturës të gjejnë veten e tyre. Ky është shqetësimi normal i Grezdës që mbart mbi shpatulla një përvojë disa dekadike duke i dhënë jetë subjekteve, ku është hyjnizuar figura antropologjike shqiptare dhe jo vetëm. Si të gjithë artistët, ngacmimi ka qenë në figurën femërore dhe plastika e formës dhe zgjidhjet e ndryshme e kanë treguar si një autor me shumë parametra të lartë estetikë. Është fakt, ka ndarë ai opinionin e tij me publikun, se e ka intriguar shpesh figurinat e nënës edhe të bukurisë së femrës shqiptare, madje subjekte me të cilat ai është marrë qysh në fëmijëri. Madje, ato i kanë dhënë jetë skulpturës së tij të vlerësuar “Nëna dhe fëmija”, ku në vepër figura e Nënës ka treguar një domethënie të madhe, që ai e ka treguar në të gjithë veprën e vet.
Grezda ka dhe një mori të tëra subjektesh të veta, fryt i përsiatjeve, që e kanë bërë të tregojë shumë impenjim në tematika të ndryshme të vendit. Gjithsesi, këto nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe strukturat zyrtare shqiptare nuk e kanë marrë shumë parasysh këtë impenjim dhe kanë treguar se janë shumë indiferente ndaj tij dhe artistëve si ai.
Në fakt, fati i tij nuk është i vetëm, pasi me të tillë sfidë ballafaqohen dhe artistë të tjerë, sidomos në rrethe, ku punët e tyre pothuaj nuk ekspozohen fare. Megjithatë, kjo ishte pak, para vlerësimit që Grezda ka marrë nga kolegët e tij në këtë stad, ku ka arritur krijimtaria.

Grezda është një skulptor shumë klasik, sa i përket tematikës që zgjedh por edhe realizimeve që ka bërë…
Cili është?!
Skulptori Ermir Grezda i lindur në Tirane dt. 13.08.1949, fillesat e krijimtarise të tij i ka të formësuara në studion e të atit, Qamil Grezdes, Odhise Paskalit, Kristina Koljakës dhe Llazar Nikollës.
Ai është diplomuar në vitin 1967 në Liceun Artistik “Jordan Misja” në atelienë e profesor Andera Manos, Llazar Nikollës dhe Naxhim Bakallit. Me pas ne Akademine e Arteve ne Ateliene e Skulptures Monumentale, te cilën e mbaroi ne vitin 1972, me prof. Mumtaz Dhrami, Thoma Thomai, Sali Shijaku dhe Shaban Haderi.
Prej vitit 1972-1992, punoi ne sektorin studimor dhe cicerone i Galerise Kombetare te Arteve
Figurative, TIRANE. Prej atij viti dhe deri me 2014, Pedagog i Ateliese se Skulptures dhe Materialeve te Forta, ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tirane.
Ne 40 vitet e krijimtarisë në skulpturë ka trajtuar mjaft vepra në gjininë e kompozimit, portretit, ne qeramike, hekur, bronz, gur etj.
Ermir Grezda është pjesëmarrës në ekspozitën e rinisë 1971, i cili u nderua me çmimin e parë. Është pjesëmarrës në ekspozitat lokale dhe kombëtare, prej vitit 1970, ne ato te çlirimit dhe me tematikë të ndryshme, si ekspozita e 500 vjetorit të Skënderbeut, te Ushtrise, të Atdheut e të Bujqësisë.

1988 – Ekspozon ne Catanzaro, Itali
1989 – Ekspozon ne Ciro Marino, Itali
1992 – Sekretari Shoqates Mbareshqiptare te Aristeve Figurative
1992 – Ekspozita Retrospektive Qamil dhe Ermir Grezda, GKA
1993 – Ekspozite Cafe des Artist, Pallati Kultures, Tirane
1995 – Ekspozita, Qamil dhe Ermir Grezda, Qendra Nderkombetare Kultures
1998 – Panairi i Artizanatit, Punime Hekuri, Tirane – Bari, Itali
1998 – Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Qendra Nderkombetare Kultures
2000 – Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Gjakove, Kosove
2002 – Ekspozite e Skulptures Ermir Grezda, Prishtine, Kosove
2003 – Ekspo Lux 2003 Kopenhagen, Danimarke
2004 – Ekspozita Qamil dhe Ermir Grezda, ne Abasaden Amerikane ne Tirane
2005 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2006 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2007 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2008 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2009 – Ekspo Venezia Mestre, Italy
2010 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2012 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy
2014 – Ekspo Auditorium Duomo, Firenze, Italy


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.